Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është përplasur ashpër me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rezeta Hajdarin.
Tahiri pikërisht në seancën parlamentare ku po diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2024, e akuzoi Hajdarin duke e cilësuar si ministre që vodhi rezerva shtetërore, përcjell klankosova.tv.
”Vitin e parë të qeverisjes së juaj, qytetarët kanë mundur t’i besojnë konfiskimit. Por tashmë në këto tri vite njerëz që keni vjedhur bashkë me Ridvan Muharremin, qe ku e keni një ministre, e cila ka vjedhur rezervat shtetërore”.
”Po ashtu, i keni vjedhur 100 milionë euro përmes energjisë elektrike me Martin Berishajn. Pra, ka abuzime të jashtëzakonshme në secilën ministri”, iu drejtua Tahiri, Hajdarit.
Kurse ministrja Hajdari i reagoi Tahirit me pretendimin se s’ka asnjë evidencë se ajo ka vjedhur diçka.