Agjencia për Barazi Gjinore kërkon dënimin maksimal ndaj të pandehurit që vrau gruan dhe vajzën e tij

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 12:16 | Nga

Përmes një komunikate për media, Agjencia për Barazi Gjinore-Zyra e Kryeministrit, njofton se dënon aktin makabër në Gjakovë, ku një grua dhe vajza e saj 9 vjeçare u vranë brenda ambientit familjarë, nga bashkëshorti i viktimës, babai i vajzës.

“Humbja e jetëve të reja, të cilat ne si institucione nuk arritëm ti mbrojmë, është thirrje për të gjithë ofruesit e shërbimeve për mbrojtje nga dhuna në familje, institucionet dhe qytetarët për situatën alarmante me të cilën po ballafaqohet shoqëria jonë ku gratë dhe vajzat po humbin jetën nga dora e njerëzve më të afërt”, thuhet në komunikatë.

“Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe kërkojnë vëmendjen e shtuar nga institucionet e edukimit, sigurisë dhe drejtësisë për të mbrojtur jetët e grave dhe vajzave. Jemi përgjegjës për çdo jetë të humbur nëse nuk arrijmë te vetëdijesojmë, parandalojmë dhe mbrojmë jetët e viktimave të dhunës në baza gjinore”, thuhet më tej.

ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës, të veproj ndaj përgjegjësit me dënim maksimal , si dhe të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre personave kompetentë nëse nuk kanë reaguar sipas protokolleve shtetërore për parandalimin e rastit të dhunës në familje.

“Jeta e humbur e çdo gruaje, vajze është humbje për shoqërinë, kapitalin njerëzorë dhe të ardhmen e vendit, është rrezikim i drejtpërdrejtë i sundimit të rendit dhe ligjit të shtetit të cilin me shumë sakrifica po e ndërtojmë”.

ABGJ kan shprehë ngushëllimet me të sinqerta për familjen e viktimave!

Të ngjashme