Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis ka publikuar raportin “Abortet në Kosovë”, në të cilin është bërë analiza e aborteve dhe shëndetit riprodhues nga viti 1999 deri më 2019, raporton Ekonomia Online.
Në këtë raport u dhanë statistika të aborteve ndër vite, ku u alarmua për numrin e madh të aborteve ilegale, ndërsa u kërkua inspektimi i klinikave private.
Hulumtuesja e KIPRED, Donjeta Morina, ka njoftuar lidhur me raportin e publikuar nga autorja Ilirjana Banjska.
Morina deklaroi se çdo femër mund të vendos lirshëm mbi ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve ligjore.
Prandaj siç tha ajo, edhe mjekët kanë të drejtë të refuzojnë kryerjen e aborteve, por sipas saj duhet të gjendet një zgjidhje brenda atij institucioni.
“Raporti është bërë nga Ilirjana Banjska. Si është rregulluar sipas ligjit dhe si është krye aborti përgjatë 20 viteve. Ajo ka përdorur disa metoda kuantitative. Intervistat gjysmë të strukturuar me dy gjinekolog, shtatë farmacistë një zyrtar publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe një zyrtar nga institucioni i shëndetit publik në Kosovë. Kufizimet e këtij raporti kanë qenë, mungesa e të dhënave të besueshme mbi abortet, vështirësitë në caktimin intervistave, si dhe koha dhe resurset e pamjaftueshme. Çdo femër mund të vendos lirshëm mbi ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Mjeket kanë të drejtë të refuzojnë abortin që kryhet në të institucion por duhet ta gjej një zgjidhje brenda atij institucioni”, tha Morina.
Morina theksoi se nuk ka numra të saktë të aborteve të kryera, pasi gjysma e tyre kryhen në klinika private.
“Një realitet i shtrembëruar, në çdo institucion shëndetësor janë të detyruar të mbajnë të dhënat lidhur me ndërprerjen e shtatzënisë. Kosova nuk ka të dhënë të sakta për ndërprerjet e aborteve. 4.8 aborte për cdo 1mijë lindje të gjallë. Gratë që kanë pasur aborte 7.9% në vitin 2009. Kjo është shkuar duke u rritur. Rrjeti i grave të Kosovës në vitin 2016 thotë se 11% e grave kanë pasur abort.
Statistikat e QKUK-së thonë se janë kryer 1007 aborte, mosha e tyre ka qenë prej 20-35.
Nuk ka numra të saktë të aborteve pasi gjysma e tyre kryhen në klinika private. 2017 janë kryer 1919 aborte sipas institutit për shëndetësi publike kombëtare të Kosovës”, u shpreh ajo
Adelina Berisha, aktiviste për çështje të të drejtave të grave (RrGK), deklaroi se duhet t bëhet inspektimi i klinikave private, pasi siç tha ajo, ato po ndihmojnë abortet e grave.
“Ne jemi me të dhënë të njëjta. Aborti është i lejueshëm deri në javën e 10 të shtatzënisë. Fatkeqësia më e madhe është se ka numër të vogël të aborteve pasi abortet kryhen në mënyrë ilegale. Me të vërtetë diçka është duke u rrezikuar. Të ketë inspektim më të madh të klinikave private. Fokusi jomë duhet koncentrohet të këto klinika të cilët ndihmojnë abortin te gratë. Hapat mund ti blesh në çdo barnatore, madje kanë një çmim të lirë por duhet të dihen efektet anësore”, tha ajo.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë dhe Gjinekolog, Blerim Syla, theksoi se jetojmë në një shoqëri patriarkale e cila vendoset nga dikush tjetër.
Por, sipas tij, me amandementimin e legjislacionit të ri është e rregulluar me mirë.
Syla thotë se edukata seksuale duhet të jetë pjesë në të gjitha shkollat e vendit, pasi siç tha ai nxënësit duhet të vetëdijesohen për abortet apo edhe për sëmundjet e transmetueshme.
“Jetojmë në një shoqëri patriarkale dhe duhet të jemi korrekt me vetveten. Keni me u munduar me vite dhe nuk do të mundeni për nxjerrur statistika pasi janë dy mënyra që parandalojnë ketë, mentaliteti i femrave pasi vendosin të tjerët për ta dhe zgjedhën metoda të papërshtatshme si dhe ligji në vend. Në repartin ku unë punojë ku bëhet ndërprerja e shtatzënisë që nuk janë zhvilluar mirëpo pavarësisht kësaj ne kemi marrë vendim nga ana jonë më vulë të blihet që mos të keqpërdoret. Rastet e keqpërdorimit janë të skajshme. Sa i përket legjislacioni tani është në rregull dhe po funksionin shumë më mirë. Abortet ilegale ndodhin në gjitha vendet e botës. Legjislacioni i ri është në amandementim dhe disa gjëra duhet të ndalohen me ligj. Nëse nuk ka edukatë seksuale në shkolla atëherë e kemi të pamundur të mësohet për abortet e poashtu për sëmundjet transmetuese”, tha ai