Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas djegies së një veture të një serbi me targa RKS.
Sipas tij, djegia e pasurisë së personave që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS është vepër kriminale.
“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, është shprehur Abott, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në lidhje me djegiet e veturave të serbëve që i kanë konvertuar targat në RKS, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “këto janë vepra frikacake dhe kriminale”.