Miliarderi rus, Roman Abramovich, dëshironte që ta bënte një rezidencë për taksa në resorin e skijimit në Verbier të Zvicrës por Zyra Federale Zvicerane e Policisë e sheh prezencën e tij në këtë shtet si rrezik për sigurinë publike dhe për reputacionin e Zvicrës.
Më 2016, ai kishte aplikuar për leje banimi në Canton Valais, dhe personalisht i ishte afruar policisë federale të Zvicrës me insistimin që t’i jepet një gjë e tillë, shkruan Tages Anzieger.
Sidoqoftë, autoritetet e migracionit ishin për që t’ia refuzojnë këtë gjë, dhe një nga arsyet e dhëna nga Fedpol (Zyra Federale e Policisë) ishte dyshimi për shpëlarje parash.
Sipas tyre, Abramovich supozohet se ka kontakte me organizata kriminale.
Megjithatë, policia nuk ka dhënë indikacione mbi bazat e pohimeve të tyre, me ç’rast ato nuk mund të verifikohen.
Vetë Abramovich i ka mohuar kategorikisht këto supozime, ama për momentin, asnjë para e miliarderit rus nuk do të rrjedhë në thesarin e Valais-it.