Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se opozita në Kuvendin e Kosovës vetëm është duke shkatuar situata dhe duke hapur tema që, sipas tij, mendon se u kuntribuon për të fituar poena politik.
Në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar kështu kur u pyet, se pse edhe pozita e opozita po mungojnë në seanca të Kuvendit.
“Opozita është në fazën parazgjedhore është në atë nevojën konstante për të shkaktuar tema dhe situata që po mendojnë që kontribuojnë në kauzën antiqeveritare. Qytetarët janë tepër të vetëdijesuar për këto që po ndodhin, krejt ato tema janë të paqëndrueshme”, ka thënë Abrashi.