Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka thënë se deputetët dhe anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike
Ai ka thënë se me mosmiratimin e këtij Projektligji po anashkalohen interesat e bizneseve dhe qytetarëve.
“Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët, antarë të Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike. Po anashkalojnë interesin e bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Si kurrë më parë kërkohet unitet”, ka shkruar Abrashi.