Abrashi i revoltuar i bën thirrje deputetëve: Distancohuni nga linçimet ndaj grave në politikë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 10:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, para deputetëve të Kuvendit është shprehur i revoltuar, duke thënë se kanë përdor gjuhë fyese ndaj presidentes Vjosa Osmani si dhe ndaj deputetes Adelina Grainca, raporton Ekonomia Online.

“Sulmet e egra ndaj VV-së bëni sa të doni dhe nuk na bëjnë përshtypje, por largohuni dhe distancohun nga qasjet e tilla dhe të rrezikshme”, tha Abrashi.

“Në seancën e votimit të presidentes dhe falë vendosmërisë së grave që refuzuan të jenë pjesë e skenarëve bllokues. Por çfarë ndodhi më pas filloj sulmi dhe linçimi ndaj grave deputete dhe fillimisht ndaj presidentes është përdor gjuhë e ulët dhe pastaj deputetëve Grainca është shkruar gjuhë fyese”, u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Të ngjashme