Mesfushori Amir Abrashi është i lumtur që në fundjavë arriti, pa pësuar lëndim, të përfundojë ndeshjen kundër Eintracht Frankfurtit (1:1), në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane.
Ishte ndeshja e parë e 27-vjeçarit pas pauzës prej gjashtë ndeshjeve rresht në Bundesligë.
Në fakt, lëndimet e shpeshta gjatë këtij edicioni e kanë lënë atë jashtë fushës për 14 ndeshje të këtij edicioni në Bundesligë, derisa 18 janë luajtur gjithsej.
Ai pranon se faji ishte i tij, pasi kthehej në stërvitje e lojë pa u kuruar mirë.