Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes së cilit do të mundësohet ndërtimi dhe asfaltimi i disa rrugëve në këtë qytet.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ndërtimi i rrugës hyrëse në Gjakovë nga ana veriore, nga drejtimi i Pejës dhe i rrugës transite që lidh rrugën hyrëse nga Peja me rrugën hyrëse nga Prishtina, bashkë me asfaltimin e shtatë rrugëve të tjera, janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, përmes së cilës MI është financuese e projekteve.
“Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Republikës së Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza”, thuhet në komunikatë.