Abrashi mohon se ministria ka qenë e njoftuar 10 ditë me herët për transaksionin e 2 milionë €

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, ka mohuar të kenë qenë në dijeni 10 ditë më herët për transaksionin që ka ndodhur nga Thesari i Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie tha se me të kuptuar këtë gjë, kanë lajmëruar Thesarin e Shtetit.

“Jemi këtu lidhur me skandalin dhe informacionet që po qarkullojnë. Poashtu një lajm që u bë sot se kemi njohuri qe 10 ditë për transaksionin. Ne s’kemi qenë në dijeni për transaksionin e paligjshëm. Sekretari e ka pranuar informatën me datë 19 dhe menjëherë ka lajmëruar në Thesar. Heqim dilemën se kemi pas njohuri e s’kemi lajmëruar. Jemi këtu me tregu që jemi të gatshëm me bashkëpunu me ata që po bëjnë hetime për këtë rast. Ministria e Infrastrukturës është dëmtuar edhe qytetarët tanë po”, tha Abrashi.

Sekretari i kësaj ministrie Nexhmi Bytyqi ka mohuar ndërhyrjen në këtë proces nga Ministria e Infrastrukturës. Ai ka thënë se me të marr informacionet kanë lajmëruar rastin edhe në Policinë e Kosovës.

” Ne s’jemi përgjigjur që të mos dëmtojmë procesin meqenëse rasti ka kaluar në polici. Informatën e kam pranuar me 19 tetor që janë bërë pagesa të tilla. Ne e kemi lajmëruar Ministrinë e Financave dhe kemi Zyrtarët tanë kanë kontaktuar me ata të ministrisë së Financave dhe s’kemi pas ndonjë përgjigje. Të nesërmen e kemi dërguar në Polici. Pas kësaj gjatë komunikimeve të vazhdueshme është thënë se ne kemi pasur informatë më herët por kjo s’është e vërtetë. Mund të them se MI e ka parë vjedhjen dhe e kemi dërguar në Polici. S’ka ndërhyrja nga zyrtarët tanë në ketë proces”,është shprehur ai.

Të ngjashme