Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka mbajtur konferencën për medie të fundit për këtë vit në të cilën prezantoi “sukseset dhe sfidat” që e përcollën përgjatë 12 muajve.
Ministri Arban Abrashi tha e se ky vit për ministrinë që ai drejton mund të cilësohet si i suksesshëm.
Ai përmendi numrin e të punësuarve që tha se është më shumë se 14 mijë, kategorizimin e mbi 41 mijë shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues, kursimin e 10 milionë eurove nga pastrami i listave, etj.
Edhe sa i përket aspektit të legjislacionit, i pari i MPMS-së tha se kanë arritur të kalojnë 4 ligje, përfshirë ligjin për veteran.
Më poshtë mund t’i gjeni “të arriturat” e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat u prezantuna në konferencën përmbyllëse për medie:
1. Janë identifikuar mbi 14 mijë vende të lira pune;
2. Ka ndodhur kategorizimi i mbi 41 mijë shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues që tani variojnë mes 158 euro minimale dhe 230 euro maksimale;
4. Me pastrimin dhe largimin nga lista të atyre që nuk jetojnë në Kosovë, janë kursyer mbi 10 milionë euro;
5. Janë përkrahur mbi 26 mijë familje me ndihmë sociale, më gjithsej 107 mijë anëtarë;
6. Kanë kaluar 4 ligje, përfshirë ligjin për veteranët;
7. Është përpiluar dokumenti i veprimit për IPA 2016, ku përfshihen 3 projekte me vlerë 8 milion euro;
8. Janë realizuar mbi 6700 inspektime;
9. Janë trajnuar mbi 7 mijë punëkërkues;
10. Është zyrtarizuar sistemi i performancës, është njohur stazhi për punëtorët e arsimit, vitet ’89-’99, negociata me Belgjikë, Zvicër, janë ofruar shërbime sociale për 420 raste dhune në familje, dhe shumë e shumë veprime e rezultate tjera.
Për vitin 2017 kemi vendosur objektiva në fushën e punësimit, luftimin e informalitet, fuqizimin e rinisë, grave, përfshirjen dhe mbrojtjen sociale sa më efikase.