Abrashi paraqet planin e tij për sportin në Prishtinë

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 11:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka premtuar përkrahjen e sportit shkollor, profesional dhe rekreativ.

Abrashi, të dielën, ka marrë pjesë simbolikisht në një turnir në futboll të vogël, në njërën nga fushat sportive në Arbëri të Prishtinës.

Ai kritikuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet se nuk ka punuar sa duhet për zhvillimin e sportit. “Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar viteve të fundit; lokacionet e sportit nuk janë të mirëmbajtura, gjë e cila po sjellë te lëndimet e të rinjve”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Nëse e merr udhëheqjen e Prishtinës, ai ka premtuar më shumë investime në sport në tri shtylla: përkrahen e sportit nëpër shkolla, atij profesional dhe rekreativ.

Ai tha se te sportet shkollore do të ketë fokus të veçantë, në konsultim me pedagogët dhe ekspertët e sportit të forcohen kushtet për ligat shkollore, të cilat do të funksionalizohen në mënyrë që të kenë mundësi për zhvillimin e talenteve të ri.

“Do të fillojmë ligat shkollore që i kanë munguar Prishtinës”, tha Abrashi.

Abrashi u zotua se gjatë mandatit të tij katërvjeçar fokus të veçantë do të ketë në krijimin e fushave rekreative në çdo lagje të kryeqytetit dhe që Pallati i Rinisë t’i kthehet komunës së Prishtinës, në mënyrë që të rinjtë e qytetit t’i shfrytëzojnë ato hapësira për të cilat janë paraparë.

Në fund, Abrashi iu bashkua ndeshjes mes dy ekipeve të përzgjedhura përmes shortit.

 

 

Të ngjashme