Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e dy minatorëve në Minierën e Artanës, të cilët kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut.
“Dy minatorë sot humbën jetën në Minierën e Artanës. Lajm i trishtë. Nuk e thonë rastësisht se Buka e Minatorit është me nëntë kore. Ngushëllime familjeve, minatorëve dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.