Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka uruar formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Ai tha se sfida më e madhe e Qeverisë së re është ekonomia, por është përparësi që kemi Kryeministër një ekonomist.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Para Qeverisë së re, sfidë ekonomia e vendit. Pasojat e Krizës nga Pandemia do ti ndjejmë fuqishëm muajve të ardhshëm. Është përparësi që kemi Kryeministër një ekonomist, i cili me ekipin e tij do të implementojë Pakon e Rimëkëmbjes, me plan e veprime konkrete dhe të shpejta në tejkalimin e kësaj krize ekonomike.
Me fat !