Abrashi: Po punohet intensivisht që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të votohet në lexim të dytë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, thotë se në këtë komision po punohet që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë në lexim të dytë.

“Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere po punohet intensivisht në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili po bëhet gati të votohet në lexim të dytë dhe të fillojë implementimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në ndihmë bizneseve të atakuara nga Pandemia”, ka shkruar në Facebook Abrashi.

Të ngjashme