Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë.
Ai me këtë rast ka shpërndarë marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”.
Abrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm.
Ai ka theksuar se MPMS do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e punësimit në sektorin privat edhe në të ardhmen. Projekti është i ndarë në dy skema: skema e praktikës në punë dhe skema e subvencionimit të pagave.
Ky projekt është realizuar mes MPMS-së (Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës) dhe Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë.
Ai me këtë rast ka shpërndarë marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”.
Abrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm. Ai ka theksuar se MPMS do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e punësimit në sektorin privat edhe në të ardhmen.
Projekti është i ndarë në dy skema: skema e praktikës në punë dhe skema e subvencionimit të pagave. Ky projekt është realizuar mes MPMS-së (Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës) dhe Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar.