Ndërhyrje në sistemimin e drejtësisë dhe absurde po cilësohet deklarata e LDK-së, përkatësisht e kryetarit të saj Isa Mustafa, për rastin e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, nga ana e shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.
Sipas tyre deklarata e tilla nga partitë politike janë mesazhi më i keq për punën e pavarur të sistemit të drejtësisë.
Të premten e javës së kaluar kryetari i Istogut Haki Rugova ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas kësaj LDK-ja kishte mbledhur kryesinë, ku më pas Isa Mustafa në një deklaratë për medie kishte thënë se ky arrestim është politikë dhe po bëhet për të njollosur punën e Qeverisë Hoti.
Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se çdo deklaratë nga ekzekutivi apo parti politike për një ndonjë rast që është në proces, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur të sistemit të drejtësisë.
Miftaraj për Ekonomia Online thotë se ajo deklaratë është mesazhi më i keq për një gjyqësor të pavarur që vije nga një parti që është në udhëheqje të vendit.
“Ekzekutivi a po paritë politike edhe në bazë të Kushtetutës nuk guxojnë të ndërhyjnë në punën e pavarur të Prokurorisë. Çdo deklaratë për ndonjë rast që ndodhet në proces cilësohet si ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën e Prokurorisë, dhe është mesazhi më i keq që e jep një paritë politike e cila sot udhëheq Qeverinë e Kosovës lidhur me pavarësinë e sistemit të Drejtësisë në Kosovë”, është shprehur ai.
Miftaraj kujtojnë kohën kur Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit në takimet me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi jepte mesazhe për një sistem të pavarur të drejtësisë, ndërsa që protestat e shoqërisë civile kudër aferës “Pronto”, fryrjes se listave të veteranëve dhe skandalit me diploma të Lumezit i quante politike.
Sipas tij, për Isa Mustafën dhe LDK-në sistemi i drejtësisë është i kapur në momentin që arrestohen shokët e tij apo bashkëpartiakët.
“Isa Mustafa dhe LDK-ja e cilëson si të pavarura institucionin e Prokurorisë deri në momentin kur nuk i prek shokët e tij, deri në momentin kur nuk i prek bashkëpartiaket e tij. Dhe rasti Ukë Rugova e ka shpërfaqur brishtësinë qoftë të sistemit të drejtësie, por edhe të politikes se cfarë janë në gjendje të bëjnë për mi mbrojttë shokët e tyre”, ka thënë Miftaraj.
E për Genc Nimonin, nga organizata “ÇOHU”, deklarata nga LDK-ja, është absurde dhe ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë.
Sipas tij një praktikë e tillë, kur politika ndërhynë në punën e gjykatave është që një kohë në Kosovë.
“Nuk mundet me u përkthe ndryshe përveç ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë. Është absurdë se si një parti politike që thërret në gjyqësor të pavarur e në anën tjetër mbanë konferencë dhe ndërhynë në punën e prokurorisë dhe gjykatave dhe kjo është një fakt që ndodhë për shume vite në Kosovë”, është shprehur Nimoni.
Ai ka thënë se sistemin e brishtë të drejtësisë në Kosovë e konstaton edhe Raporti i fundit i Progresit për Kosovën.
Haki Rugova dhe zyrtarë tjerë të komunës së Istogut janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.