“Kjo mund të duket koncesion, por dobia është shumë më madhe”, pohoi kryeministri Kurti gjatë justifikimit që i bëri marrëveshjes së tij, e cila ua mundëson qyetetarëve serbë në veri ta shkelin ligjin dhe sovranitetin e vendit së paku edhe për një vit.
Kurse kompromiset dhe koncesionet që i kishin bërë të tjerët para tij gjatë procesit të negociatave, e që rezultuan me çlirimin dhe krijimin të shtetësisë e kishin dëmin më të madh se dobinë.
Absurditet e të parit të qeverisë s’kanë të sosur. Shto edhe këtu faktin, se në njërën anë flet për dinjitetin inherent të shtetit dhe njeriut i cili nuk i nënshtrohet asnjë kalkulimi tjetër, kurse pasi dështon ta realizojë këtë mision, fillon dhe përdor gjuhë utilitariste, e cila siç dihet qëndron në antinomi me standartet etike dhe politike të dinjitetit.
Kjo retorikë e përçart e arriti kulmin kur pohoi se e mbrojti më mirë substancën shtetërore me anë të refuzimit që i bëri propozimit amerikan dhe duke u pajtuar në tavolinën e bisedimeve me M.Lajçakun dhe P.Petkoviç-in.
“O tempora, o mores!” do të thoshte Ciceroni për këto skandale.