Abuzimi me çmime, Kusari-Lila thotë se situata ekonomike ka bërë të domosdoshme marrjen e masave

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se situata aktuale ekonomike ka bërë të domosdoshme marrjen e masave për uljen e abuzimit me çmime.

Sipas saj, marrja e masave të deritanishme nuk kanë ndikuar në uljen e abuzimit me çmimet.

“Kemi ardhur në momentin ku ç’rregullimi i tregut të rregullohet me masa konkrete ligjore të miratuara nga ky Kuvend. GP i LVV-së në seancën e fundit pranveror miratoi Rezolutën që hap rrugën rregullimit ligjor të masave të përkohshme në situatat kur kemi destabilizim të tregut”.

Ajo ka shtuar se vendi është në një situatë e pazakontë. Sipas Kusari-Lilas projektligji parasheh propozime konkrete të cilat ndihmojnë qytetarët për përballimin e inflacionit.

“Në situatën në të cilën jemi e bën të domosdoshme ndërmarrjen e këtyre masave me qëllim të zbutjes së çmimeve themelore. Jemi në një situatë të pazakontë, e cila nuk mund ta ndryshojmë. Masat e tilla të jashtëzakonshme përdorën kur ka lindur një krizë dhe nevojitet një përgjigje specifike”.

Të ngjashme