Kryeministri australian, Scott Morrison, ka bërë një kërkim falje kombëtare për fëmijët që ishin viktima të abuzimit seksual.
Qindra njerëz u mblodhën në Canberra të hënën për të dëgjuar fjalimin emocional të Morrison që e adresoi nga parlamenti.
Ai iu referua një hetimi pesë vjeçar, i cili gjeti se dhjetëra e mijëra fëmijë janë abuzuar nga në institucionet e vendit me dekada, raporton BBC.
“Sot më në fund pranojmë dhe ballafaqohemi me britmat që s’i dëgjuam të fëmijëve tanë”, tha ai.
“Ne duhet të jemi të përulur përballë atyre që janë të braktisur dhe të lutemi e t’u kërkojmë falje atyre”.
Hetimi cili përfundoi dhjetorin e kaluar, dëgjoi 8000 dëshmi nga viktimat rreth abuzimit në organizata të tilla si kisha, shkolla dhe klube sportive.
Me zërin duke iu dridhur, Morrison pranoi vuajtjet e viktimave dhe dënoi institucionet që dështuan në këtë aspekt.
“Pse u shpërfillen thirrjet e fëmijëve dhe të prindërve? Pse sistemi ynë i drejtësisë ishte i verbër ndaj padrejtësisë? Pse është dashur kaq kohë për të vepruar?”, tha kryeministri australian.
Të mbijetuarit qanin dhe mbanin duart mes vete derisa u bë kërkim falja, por disa nga ata shprehën zhgënjimin e tyre me përgjigjen e Qeverisë ndaj këtij hetimi.
Ndryshe, mbi 15,000 njerëz dyshohet se janë viktima në më shumë se 4000 institucione të vendit.