Kumar, një grua 63-vjeçare nga India, ka jetuar tërë jetën me paragjykime në lidhje me numrin e gishtave të këmbës dhe të dorës.
Ajo është lindur me anomalinë e polidaktilisë, gjë që ka bërë që të ketë 12 gishta të dorës dhe 20 të këmbëve.
Për shkak të pamundësisë financiare për t’iu nënshtruar operacioneve, gruaja ka jetuar kështu qe 63 vite.
Si pasojë e kësaj, fqinjët e saj e kanë quajtur “shtrigë”.
Ajo detyrohet që të mos dalë jashtë ambientit shtëpiak, në mënyrë që të shmangë konfrontimin me të tjerët./GE