U largua nga Real Sociedad, por do të mbetet në La Liga.
Adnan Januzaj është shumë afër transferimit në Sevilla.
Lajmin e ka bërë të ditur – Fabrizio Romano – përmes një postimi në Tëitter.
“Sevilla është në bisedime të avancuara për transferimin e lirë të Adnan Januzaj. Negociatat po vazhdojnë, ka ende punë për të bërë nga ana e lojtarit, por Sevilla shpreson që një marrëveshje të arrihet sot”, ka shkruar Romano.
Januzaj ishte futbollist i lirë – pasi i ndau rrugët me Real Sociedadin.
Majtaku e djersiti fanellën e Sociedadit për pesë vite – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Interesim për të kishin shprehur edhe skuadra tjera si Evertoni dhe Napoli – por nuk pati ndonjë lëvizje konkrete.