Adele i mërzit fansat me lajmin e fundit

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Adele ka dhënë një lajm jo edhe aq të mirë për fansat e saj ndërsa ishte në skenën e koncertit në Gjermani këtë fundjavë.

Këngëtarja 36-vjeçare zbuloi se ajo po planifikon të nisë një pauzë të pacaktuar nga karriera e saj muzikore dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Të shtunën, gjatë një fjalimi nga skena në Mynih, Adele shpjegoi se do të bënte një pushim të gjatë nga industria sapo të përfundonte shfaqjet në rezidencën e saj në Las Vegas.

“Kam 10 shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë”, tha ajo.

Të shtunën ishte finalja e 10 koncerteve që ajo performoi në Gjermani. Rezidenca e saj në Vegas rifillon më 25 tetor dhe do të përfundojë disa javë më vonë, më 23 nëntor.

Të ngjashme