Adele me “revolucion” në botën e muzikës, paguan 456 mijë euro për mbrojtje të zërit

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Pasi “Weekends with Adele” u shty në janar vetëm 24 orë para natës së lansimit, këngëtarja Adele do të fillojë koncertet përfundimisht të premten e 18 nëntorit në Caesars Palace, veçse me disa kritere sigurie.

Ylli i hitit “Hello” do të përdorë një lloj teknologjie me vlerë prej 456,477 mijë euro për të mbrojtur zërin e saj gjatë performancave të saj në Las Vegas, ndërsa edhe vet ky vend ka instaluar një sistem kompleks, i cili do t’i garantojë asaj ajrin më të mirë të mundshëm.

“Ata kanë pasur sisteme komplekse të instaluara më parë, por ky është me të vërtetë në një nivel tjetër. Sistemi funksionon duke kombinuar dehumidifikuesit, njësitë e pastrimit, shpërndarjen e molekulave të ujit dhe ventilatorët ftohës në dhomën e përgatitjes dhe më pas e drejton atë ajër rreth skenës kur ajo performon. Adele po merr ajrin më të mirë të mundshëm për të mbrojtur zërin e saj”, tha një burim për The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi për sistemin zanor të Adele vjen vetëm disa orë pasi u raportua se ajo është “më se e gatshme” për të dalë në skenë dhe ka bërë prova për “më shumë se 12 orë në ditë.

Të ngjashme