Adele zbuloi se u rrëzua në prapaskenë gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas, për shkak të një ataku të nervit shiatik.
Këngëtarja, 35 vjeçare, thuhet se u tha fansave të saj në The Colosseum se një anëtar i ekipit e gjeti atë pa vetëdije.
Ylli i famshëm gjithashtu u detyrua të ulej gjatë performancës së saj “Weekends With Adele”, duke shpjeguar: “Do të ulem dhe do të pushoj dhimbjen e nervit shiatik”.
Shiatiku është një gjendje dobësuese e shpinës që zakonisht ndodh për shkak të një disku të rrëshqitur, i cili shtyp nervin shiatik që shkon nga pjesa e poshtme e shpinës në këmbë.
Mund të shkaktojë dhimbje, një ndjesi ngërçesh dhe mund të jetë aq e rëndë saqë e lë dikë të paaftë të ecë.
Në fillim të këtij viti, Adele detajoi dhimbjen kronike të shpinës gjatë një shfaqjeje tjetër në Las Vegas, teksa po kalonte nëpër skenë.
Adele ka diskutuar më parë se kishte dhimbje për ‘gjysmën e jetës së saj’, para se të humbiste peshë dhe se si rregullimi i trupit e ka ndihmuar atë të përballojë problemet.
Imazhi i artistes ka qenë një temë e nxehtë që kur ajo u kthye në qendër të vëmendjes pas divorcit të saj në vitin 2019 dhe ka folur sesi shëndeti fizik e ka ndihmuar ankthin e saj.