Para katër muajve solli këngën më të re dhe kishte paralajmëruar se së shpejti do të vjen me projekte të reja.
Sërish këngëtarja po thotë se shumë shpejt do të vjen me videokëngën më të re para fansave dhe publikut të gjerë.
Bëhet fjalë për Adelina Berishën, e cila duket se është në finalizim e sipër të një kënge të re që besohet se do të jetë ritmike.
Në fakt, ajo këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka bërë edhe një sondazh të vogël rreth këngëve të saja.
“Së shpejti. Videoja e këngës më të re”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale biondina.
Kujtojmë se së fundi këngëtarja bashkëpunoi me Blastan në këngën “Lema”, i cili deri më tani është shikuar rreth tre milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Berisha nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar edhe disa klipe të tjera që do t’i sjell gjatë vitit 2019.
https://www.instagram.com/p/Bqx061nnZYc/