Këngëtarja shqiptare, Adelina Emini, sot për Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars) ka prezantuar këngën e re.
“Nanës” mban titullin projekti i ri muzikor, të cilin ia ka dedikuar të ëmës së saj.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, kurse në disa copëza të klipit ka shfaqur edhe nënën.
Tekstin e ka shkruar këngëtari Lindon Berisha, ndërkohë që për muzikën është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.
“Nëna, ka qenë jo vetëm fjala e parë, por edhe melodia e shpirtit im. Nëna, më ka lumturuar jetën me ninulla, e çdo varg i saj ka qenë prehje për zemrën time. Nëna është motivi im për jetë, e vetë jeta përmblidhet me emrin nënë. Por, padyshim kënga ‘Nanës’ është më e veçanta që kam kënduar ndonjëherë dhe dedikimi im për të. Faleminderit nënë”, ishin fjalët e Eminit pas lansimit.
Projektin tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin YouTube.