Shumë e akuzojnë këngëtaren shqiptare për ngjyrën e lëkurës që duket se është djegur, ndërsa një tjetër e kritikon për sqetullat që i duket të padepiluara.
“Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremte dhe me sqetulla pa rrujt o motër ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty… dukesh si zhulse komplet. Hë bëji njerëzit block tani se doni vetëm lavderimeme trup e fytyrë me puçra akoma dhe në 2020. Zhulse komplet”
Por Adelina nuk ia ka lënë mangët dhe i është përgjigjur menjëherë ndjekëses që e ofendoi duke i thënë se asaj i bën punë vetëm spitali ose ndonjë psikolog e asgjë tjetër. Ajo shprehet se është një ndër artistet e rralla shqiptare që merr guxim dhe del pa filter
“O zemër më vjen shumë për mllefin qe ke dhe edukatën , me beso Instagrami s’është për çdo kënd! Mbi të gjitha është për njerëz të lexuar dhe të emancipuar e jo për njerëz të tillë si puna jote që shërojnë komplekse në krah të të tjerëve, unë s’të kam faj ty që perëndia të fali të shëmtut më vjen keq që këtë e them, si pik e dytë që shkruan me insta false, a si e treta zemër mos je lesbike që aq shumë më analizon mua. Dua të sqaroj një gjë, mund të them që jam një ndër artistet e rralla shqiptare që marr guxim dhe dal pa filter dhe pik make up! Sa i përket fshatit jam e lindur unë dhe familja në mes të Shkupit i cili është metropol! Sa i përket fytyrës time dhe pastërtisë time se besoj se do ta kesh nderin ndonjëherë të më kesh afër që ta vlerësosh. Po njerëz si puna jote ju ndihmon vetëm spitali zemër , ndonjë kirurg ose psikolog asgjë më tepër. Paç fat në jetë”, ia ka kthyer Adelina.