Në televizionet shqiptare duket se do të rritet prania e vajzave të bukura mbrëmjen e së dielës. Sikur mos të mjaftonin Marina Vjollca në C’est la vie dhe Xhemi Shehu në Portokalli, madje dhe Hygerta Sako në Rubrikën Sportive, për ata që ndjekin këto lloj programesh, një nga këngëtaret më të bukura shqiptare mund të jetë shumë shpejt në ekran, mbrëmjen e së dielës.
Po qarkullon një zë që Adelina Ismajli do të jetë në ekran të dielave. Ajo mund të jetë pjesë e serialit “O sa mirë” që shfaqet në Klan Kosova çdo të diel në orën 21.00.
Në Instagramin zyrtar të këtij seriali shihet një koment mbi një fletë skenari të postuar fillimisht nga skenaristi Ard Islami. Në të shkruhet vetëm Adelina, por faqja e O sa mirë, është e qartë në komentin e saj duke shkruar dhe mbiemrin e këngëtares e cila para pak kohësh tha që nuk do ta shohim më si këngëtare, por premtoi shfaqjen si aktore. “Adelina Ismajli tani e në vazhdim?”, shkruhet në koment.
Me siguri, ndjekësit e këtij seriali do të rriten dhe nuk është aspak çudi që shumë spektatorë të dielën në mbrëmje, do sakrifikojnë programet e tyre për të pritur shfaqjen e Adelinës si aktore, në ekranin e tyre, në serialin e së dielës.