Adelina Ismaili publikon pesë këngë: Kushtuar grave e vajzave që guxojnë t’i thonë stop dhunës

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka publikuar pesë këngë, për të cilat ajo u shpreh se janë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë.

Ajo shkroi se këto këngë janë për gratë e vajzat që guxojnë ti thonë “STOP” dhunës e të braktisin burra të ligë.

“Pesë këngë kushtuar atyre që filluan revolucionin e fundit në Kosovë. Grave e vajzave që guxojnë ti thonë STOP dhunës, e të braktisin burra të ligë”.

“Për herë të parë në historinë e vendit tim, gruaja po tregon që din e mundet vet. Ju jeni forca. Ju jeni inspirimi. Ju jeni liria. Projekti GRUA është tingull i krenarisë për secilën nga ju”, ka shkruar Adelina.

Të ngjashme