Këngëtarja Adelina Ismaili ka fare pak kohë që është bërë nëna e një djali por në trupin e saj nuk ka asnjë shenjë të shtatzënisë!
Dje, Ismaili ka qenë në plazh dhe as është menduar fare të zgjedhë rroba banje që e tregojnë trupin më së miri.
Adelina me bashkëshortin e saj Val Krasniqi, u bënë prindër të Uliksit, emër me të cilin zgjodhën ta pagëzojnë të birin, në muajin prill. Ata nuk e kanë mbajtur për vete lumturinë, kanë postuar fotografi edhe me të voglin (vetëm pjesërisht).
Në fotografinë nga plazhi Uliksi nuk duket por është aq i vogël sa nuk besojmë të ndahet nga mami e cila është rikthyer në super formë!