Adelina kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungon babi, shtylla ime më e fortë

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e saj të ndjerë në pesë vjetorin e vdekjes, humoristin Rasim Thaçi (Cima).

Përmes një shkrimi të ndjerë në Facebook, këngëtarja shprehu mallin e madh që ka për të atin.

“Sot bëhen 5 vite pa ty, babi…Koha kalon, por mungesa jote nuk mësohet kurrë. Ka ditë kur më duket sikur je ende këtu, në çdo këshillë që më ke dhënë, në çdo hap që bëj, në çdo forcë që gjej brenda vetes. Më mungon zëri yt, më mungon prania jote, më mungon mënyra si më jepje siguri edhe kur gjithçka dukej e vështirë. Por mbi të gjitha, më mungon ti si baba – si shtylla ime më e fortë”, ka shkruar Thaçi-Meta.

“Jam krenare që jam bija jote. Çdo vlerë që kam, çdo arritje, çdo ëndërr… mban një pjesë tënden brenda. Prehu në paqe, babi im i dashur. Do të jetosh gjithmonë në zemrën time. Me mall bija jote”.

Të ngjashme