Adelina Tahiri ka nisur pushimet dhe duket se po i shijon shumë duke postuar vazhdimisht foto e video teksa pozon me bikini.
Në fotot e fundit këngëtarja duket në super formë e veshur me rroba banjo blu, mirëpo fansat e kanë kritikuar.
“Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi te kuqerremte dhe me sqetulla pa rruar o motër. ike ti nga fshati, po fshati nuk iku kurrë nga ty”, i shkruan komentuesja.
Ndërsa një tjetër e kritikon Adelinën për faktin që ka vendosur bizhuteri në plazh. Këngëtarja ka vendosur mos t’u përgjigjet fansave e të shijojë pushimet.