Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një apeli për kujdes në llogarinë e saj në facebook, ndërsa dhe ka treguar disa nga simptomat së cilës i janë shfaqur në ditët paraprake.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq e familjarë,
Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.
Unë hasa në këto simptoma
Para dy dite, pra:
Lodhje të madhe të trupit
Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll.
Temperaturë 37.5
Pra këto ishin simptomat e mija.
Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”, thotë ajo.
Artistja e muzikës shqipe, e acaruar madje ka edhe një mesazh për të infektuarit me koronavirus, njofton Klan Kosova.
”Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!
Me respekt Adelina Thaçi-Meta