Adelina Thaçi me fjalë prekëse për të atin

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Të premten (26 mars) ka ndërruar jetë legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi- Cima.

Vdekja e tij ka lënë të pikëlluar të gjithë, ndërsa reagimet e dedikimet prekëse po vazhdojnë akoma në rrjete sociale.

Së fundmi vajza e tij, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi – Meta, ka publikuar sërish në InstaStory disa postime të të atit.

Ai thotë se i duhet një jetë e tërë që të flasë për babanë, për të treguar vlerat e tij si njeri, aktor e humanist.

“Baba do të më duhet edhe një jetë për me tregu për ty, fillimisht për vlerat si njeri, mandej si aktor, si humanist. Po besën po ta jap që deri në frymën e fundit do të mundohem të të bëjë krenare. Lavdi oj loçka ime”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme