Artisti i madh i Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se arsye përse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjenja e keqe që pushtetet e kaluara ja kanë dhënë.
Mikullovci pohoi se ndjenë apati e frikë, prandaj do që duke u angazhuar në Vetëvendosje ta ndryshojë këtë kurs në të cilin gjendet Kosova.
“Zhgënjimi, neveria, gërditja, frika, më kanë detyruar që të angazhohem politikisht. Prandaj do të mundohem ta japë një kontribut sa do të vogël, një pikë uji në det”.