Adem Qorri vdiq në Florida duke e shpëtuar shokun e djalit, flasin familja nga Drenasi

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesi i së dielës për familjen Qorri nga Drenasi filloi me fitore por përfundoi me tragjedi. 40-vjeçari nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë nga uji.

I ndjeri së bashku me ekipin e të birit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit.

Për IndeksOnline janë deklaruar nga familja Qorri, ku edhe kanë treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.

Ata kanë bëre të ditur se trupi i tij është nxjerr nga uji pas 20 minutave por i njëjti ka qenë pa shenja jete.

Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.

Të ngjashme