Dinamo Zagrebi e ka mposhtur Rijekën me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 24-t të Superligës së Kroaciës.
Titullar në fitoren e Dinamos ishte futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, që luajti për 90 minuta dhe bari shiritin e kapitenit.
Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të.
Golat e fitores për Dinamo Zagrebin i shënuan Luka Ivanusec (27’) dhe Mislav Orshiq (67’).
Kampioni në fuqi i futbollit kroat, zë vendin e parë me 54 pikë, dy më shumë se Osijeku që është i dytë, por që Dinamo ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Rijeka renditet e pesta me 32 pikë.