Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka kujtuar ishpresidentin e ndjerë të kësaj Federate dhe legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin, në dyvjetorin e vdekjes së tij, duke e përshkruar si legjendë dhe frymëzim për lojtarët e rinj të Kosovës.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.
Vokrri ka drejtuar FFK-në për mbi një dekadë, ndërsa ka udhëhequr Federatën në procesin e vlerësuar si shumë të vështirë, të pranimit në UEFA e FIFA. Pas shumë përpjekjeve, më në fund në vitin 2016, FFK-ja u pranua në UEFA e FIFA.
“Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për të gjithë ne. Kosova mbeti pa Ty Legjendë, që tërë jetën ia kushtove futbollit dhe punove pareshtur për zhvillimin dhe progresin e tij. Sapo kishte kaluar ora 900 e atij mëngjesi të kobshëm kur zemra të tradhtoI. Të mori pikërisht numri që të simbolizonte”
“Infarkti në zemër i atij mëngjesi ishte i pamëshirshëm për TY. Përpjekja e atyre që të qëlluan afër në ato momente kritike për të të ofruar ndihmë dhe më pas edhe e mjekëve fatkeqësisht rezultoi e pasuksesshme”. “Lutjet tona gjithandej që ta kaloje edhe këtë sdë nuk u dëgjuan. Jo, sepse Perëndia vendosi të të marrë afër vetes, sepse ishe njeri bujar e me zemër të madhe, e që i dhe shumë futbollit dhe shtetit tonë. Ike nga kjo botë për të shkuar në përjetësi si LEGJENDË”.
“Sot me nderim dhe pietet të kujtojmë Ty presidenti ynë emblematik, bashkëpunëtori e miku ynë i madh, Fadil VOKRRI. Pa dyshim e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta për Ty sepse e di që rrugës më tradhtojnë emocionet, ashtu siç në gjysmë na u ndanë rrugët për të na mbetur vetëm kujtime të paharrueshëm”, shkruan Ademi.
“Kontributi Yt tashmë është i shkruar me shkronja të arta në histori. Që nga periudha e sakricës ishim të rreshtuar në misionin e përbashkët për ta bërë realitet ëndrrën e shumë gjeneratave. E këtë e arritëm falë punës, vizionit dhe këmbëngulësisë tënde, por edhe të atyre që me dekada luajtën, punuan dhe kontribuuan për ecurinë dhe progresin e futbollit të Kosovës”.
“Tani, ne, bashkëpunëtorët tu po punojmë për ta realizuar objektivin që ia kemi vënë vetes – kualikimin në Evropian, pasi kjo ishte edhe dëshira jote e radhës, pas nalizimit të procesit të vështirë të anëtarësimit në UEFA e në FIFA”. “Gjatë kësaj periudhe nalizuam shumë projekte, arritëm rezultate për mbamendje me ekipet kombëtare, duke u bërë storie suksesi, e përmirësuam infrastrukturën e stadiumeve, e rritëm cilësinë dhe konkurrencën në kampionatin vendor, vazhduam me shkollimin e kuadrove të reja të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe i ofruam përkrahjen e nevojshme talenteve të reja”.
“Prandaj, jemi të bindur se futbolli i Kosovës po marshon i sigurt dhe bindshëm drejt rritjes e sukseseve, që do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin dhe shtetin tonë, si dhe do të lënë gjurmë në histori, pikërisht ashtu siç dëshirove Ti i paharruari ynë, Fadil VOKRRI”. “I përjetshëm kujtimi për TY, Legjendë! Gjithmonë do të mbetesh motivi më i madh i lojtarëve tanë, të cilët çdo sukses të Kombëtares e lidhin me emrin tënd, teksa “Dardanët” në çdo ndeshje thërrasin me mburrje e krenari në minutën e 9-të në stadiumin, që është bërë ankth për çdo kundërshtar në fushë, FADIL VOKRRI