Ademi: Minatorët po vuajnë për ekzistencë, protestojmë që pagat të ekzekutohen

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Fevzi Ademi, anëtar i kryesisë së sindikalistëve thotë se minatorët e “Trepçës” janë duke vuajtur për ekzistencë për shkak se pagat nuk po iu dalin.

“Gjendja financiare e minatorëve është e rënduar për arsye se 90 për qind e punonjësve të minieries së Trepçës janë në kredi dhe po marrin ndëshkime, plus asaj inflacioni ka ndodhur në shtetin tonë, me një pagë mujore çdo muaj pasues ta marrësh nuk mund të ia dalësh e lërë më për dy muaj e gjysmë. Për ekzistencë janë duke vuajtur minatorët”, tha ai.

Ademi thotë se protesta e paralajmëruar për të enjten para qeverisë, do të mbahet me kërkesën e vetme që pagat të ekzekutohen, raporton klankosova.

“Kërkesa është e vetme – ekzekutimi i pagave dhe asgjë tjetër, nuk ka kërkesë për kushte më të mira – që janë kushte shumë të vështira. Nëse menaxhmenti dhe bordi që nesër të ekzekutohet, protesta nuk do të mbahet”, u shpreh ai.

Të ngjashme