Ademi-Osmanit: Shpresoj që një ditë do ju vijmë me medalje të Kampionatit Evropian

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për dekorimin me Medaljen e Artë Presidenciale, raporton Ekonomia Online.

Ai e vlerësoi lart bashkëpunimin me Presidenten Osmani, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së saj për futbollin kosovar.

“Ne vërtetë nuk shkuam në Kupën Botërore por një medalje e shtetit tonë, zemrat e shtetit tonë e cila është për neve më e rëndësishme sepse ne jemi të këtij shteti. Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur që kemi pas një bashkëpunim kaq të mirë dhe kaq të afërt me presidenten tonë e cila na u ka gjet gjithherë na ka ndihmua shumë me dekretet për futbollistët dhe me prezencën e saj çdo herë në çdo kohë edhe kur kemi qenë mirë, edhe kur kemi qenë keq. Prandaj, gjithmonë mirënjohës si federatë, si futboll dhe në emër të gjithë komunitetit ët futbollit që jemi 57,700 apo pak më shumë ju falënderoj shumë dhe ju dëshiroj sukses në rrugëtimin e juaj politik. Gjithashtu besoj që edhe në të ardhmen kemi me qenë bashkë, jemi afër dhe sigurisht një ditë kemi me ju ardh edhe ne juve me një medalje të Kampionatit Evropian, të Kupës Evropiane”, ka thënë Ademi.

Të ngjashme