Derisa vazhdon të mbetet temë diskutimi licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, presidenti Agim Ademi ka bërë një reagim duke publikuar dokumente, përmes të cilave pohon se ka dëshmuar para komisionit vlerësues për licencim se nuk është i dënuar nga asnjë gjykatë në Kosovë.
I pari i FFK-së i ka përgënjeshtruar ato që – siç ka thënë – “kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë”.
“Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së. Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla”.