Administra e presidentit amerikan Donald Trump është gati të ndërpresë financimin e gjykatave ndërkombëtare dhe projekteve që kanë formësuar proceset në Ballkan për dekada me radhë, sipas Newsmax.
Ky medium ka mësuar nga burime të afërta të administratës Trump, se në Washington ka nisur tashmë procesi i përgatitjes për një nga ndryshimet më të ashpra në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane.
Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë ose me një reduktim drastik i financimit të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.
Sipas këtij informacioni, institucionet që kanë luajtur një rol kyç në Ballkan për dekada të tëra, dhomat e specializuara në Kosovë, projektet ndërkombëtare gjyqësore në rajon dhe një sistem më i gjerë i mbështetjes për gjyqësorin që varej kryesisht nga fondet amerikane, gjithashtu pritet të preken nga kjo.