Administrohen mbi 4 mijë vaksina kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4.010 qytetarë janë vaksinuar kundër virusit Covid-19.

Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.

Ndërsa me dozën e dytë deri më sot janë vaksinuar 788.240 qytetarë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, ka bërë të ditur MSH.

Të ngjashme