Admirali amerikan në Kosovë, takohet me komandatin e KFOR-it dhe diskutojnë për sigurinë në rajon

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch, gjatë ditës së sotme është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas, raporton Ekonomia Online.

Faqja zyrtare e Komandës së Napolit, njofton se gjenerali ka qëndruar për vizitë në Prishtinë ku edhe është takuar me komandantin e KFOR-it, në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon.

“Admirali Stuart B. Munsch vizitoi Prishtinën, Kosovë, ku u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Diskutimet u fokusuan në përkushtimin e KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në postimin e plotë të tyre.

Të ngjashme