Admirali Foggo: Pavarësisht çfarë marrëveshje arrijnë Kosova dhe Serbia, ne jemi këtu me katër mijë trupa

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 13:57 | Nga

Admirali, James Foggo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, ka thënë se çfarëdo marrëveshje që arrihet në mes të Kosovës dhe Serbia, forcat e KFOR janë këtu për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Pavarësisht çfarë marrëveshje do të arrihet ne jemi këtu me katër mijë trupa në shërbim të sigurisë tuaj”, ka thënë Foggo duke theksuar se si ushtarak nuk i bie të komentojë më shumë rreth zgjidhjes mes dy vendeve, njofton Klan Kosova.

Këtë Foggo e ka thënë në konferencën, pas takimit me komandantin e KFOR, Salvatore Kuoci, ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ndër të tjera aty është thënë se nga punimet që do të vazhdojnë në rrugën Deçan-Plavë, zonat e manastirit nuk do të cenohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme