Admirali i NATO-s takon gjeneralin italian para se ta marrë drejtimin e KFOR-it

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s ka takuar sot Gjeneral Majorin italian dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Roberto Vergorin.

Kreu i këtij Komiteti, Guisepe Dragone, përmes një postimi në X, ka deklaruar se Vergorin gjatë shërbimit në ushtrinë italiane ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership maksimal në të gjitha detyrat .

“KFOR shërben si një shtyllë e rëndësishme e Aleancës, në bashkëpunim me shumë nga Partnerët tanë. Nën mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është një operacion për zbatimin e paqes dhe sot kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Të ngjashme