Adnan Rrustemi: Nëse krejt opozita pajtohet për shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 11:40 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se nëse ka pajtueshmëri ndërmjet grupeve parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit, edhe Vetëvendosja është për, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Rrustemi ka thënë se data e zgjedhjeve është proces që përfshin të gjitha partitë.

“Qëndrimi i VV-së është i qartë, ne jemi dakord që nëse ka pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës, për një datë për zgjedhje e shpërndarje të Kuvendit, jemi të gatshëm. Kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e opozitës. Data e zgjedhjeve është proces që përfshin të gjitha partitë. Nëse opozita ka pajtueshmëri jemi të gatshëm për ta diskutuar. Ka qenë në rrafshin e pritjeve të saj për seancë të enjten, nuk ka pasur kërkesë që të renditet si pikë shpërndarja e Kuvendit, por nëse opozita dakordohet për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, grupi parlamentar është i gatshëm”, ka thënë Rrustemi të hënën.

Të ngjashme