Adoleshentët po i shqetëson më shumë ankthi dhe depresioni

Prishtinë | 29 Kor 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Shumica dërrmuese e adoleshentëve britanikë thonë se depresioni dhe ankthi janë çështja më e madhe me të cilën ballafaqohen gjenerata e tyre, zbulon një sondazh i ri i Pew Research Center.

Rreth 70 për qind e 13 deri në 17-vjeçarëve thanë se çështjet e shëndetit mendor janë një ‘problem i madh’ për grupmoshën e tyre, ndërsa 96 për qind thanë se ishte të paktën një “problem i vogël”.

Bulizmi është çështja tjetër më e spikatur, duke prekur 90 për qind.

Krahasuar me gjeneratat e mëparshme, ata gjithashtu ndiheshin më pak të prekur nga varfëria, shtatzënia adoleshente dhe bandat.

Raporti Pew zbuloi se shkolla është burimi më i madh i presionit për adoleshentët – 61 për qind e të cilëve thanë se ndjehen të panikuar për të marrë nota të mira.

Shumica e tyre (59 përqind) planifikuan të ndjekin një kolegj katërvjeçar pas diplomimit të shkollës së mesme.

Presioni për t’u dukur i mirë ishte i radhës (përmendur nga 29 për qind), e ndjekur nga nevoja për t’u përshtatur në shoqëri (28 për qind) dhe nevoja për të qenë të mirë në sport (21 për qind).

Vajzat kanë më shumë gjasa të thonë se zgjojnë ndjenjën nervoze (36 përqind, krahasuar me 23 për qind të djemve).

Edhe vajzat kishin më shumë gjasa të ishin të ngazëllyer për gjërat në shkollë (33 përqind kundrejt 21 për qind të djemve).

Shqetësimet ndryshonin varësisht nga sfondi socio-ekonomik.

Krahasuar me Britaninë në Kosovë ende nuk ka statistika të tilla për presionin, ku mund të rezultonin në ndonjë efekt më të mirë për grupmoshat e reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme